Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Franco Foda, ka thënë se Austria është favorite e Grupit. Ai ka thënë se Kosova synon të mbetet në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Kosova është në Grupin B3 së bashku me Austrinë, Izraelin dhe Irlandën.
“Është e qartë se Austria është favorite në këtë grup, por është një grup interesant. Qëllimi ynë është të bëjmë gjithçka për ta arritur vendin e dytë, sepse është një grup i fortë. Të paktën duhet ta ruajmë nivelin dhe të mos biem në Ligën C”, ka thënë Foda për Federatën e Futbollit të Kosovës.
Foda më herët ka qenë selektor i Austrisë. E kishte udhëhequr drejt kualifikimit në Evropianin e vitit 2020.
“Sa i përket rikthimit në Austri, jam i lumtur të luajë kundër tyre, të shoh ish-lojtarët e mi dhe shpresoj që të kemi shumë mbështetje në Austri. Por përqendrimi im është ende te muaji mars”, ka theksuar Foda.
Kosova në mars, saktësisht më 26 mars luan gjysmëfinalen e plejofit të Kupës së Botës.
Do të përballet në Bratislavë kundër Sllovakisë.