Pas spekulimeve nga Spanja për një transferim të mundshëm të Harry Kanet te Barcelona, klubi i madh spanjoll është përfshirë në një tjetër çështje, atë të largimit nga skuadra të trajnerit Hansi Flick.
Trajneri 60-vjeçar gjerman, sipas “Diario ABC”, dëshiron të largohet në fund të sezonit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMediumi spanjoll ka theksuar se gjermani “është shumë i lodhur”, dhe një gjë të tillë ua ka përsëritur edhe stafit të trajnerëve të tjerë prej muajit shtator.
Flick shkoi te Barcelona në verën e vitit 2024, ndërsa ka kontratë deri në vitin 2027.
Prej arsyeve tjera të largimit të tij të mundshëm janë edhe fokusi jo i madh i lojtarëve dhe përkrahja e vogël nga drejtuesit e klubit. Po ashtu, edhe tolerimi i sjelljeve të superyllit 18-vjeçar, Lamine Yamal.