Futbolli i Amerikës së Jugut për herë të shtatë rresht do të ketë fitues një ekip brazilian.
Më 29 nëntor, Flamengo e Rio de Janeiros dhe Palmeirasi i Sao Paulos, dy prej klubeve më të njohura braziliane, do të përballen në Lima të Perusë në finale të “Copa Libertadores”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDo të jetë hera e pestë në gjashtë vjetët e fundit dhe hera e shtatë në përgjithësi, që në finale përballen dy skuadra braziliane.
“Copa Libertadores” në Amerikën e Jugut është ekuivalente me Ligën e Kampionëve në Evropë.
Palmeiras, që gjatë kësaj periudhe ka fituar tre trofe kontinental, e siguroi paraqitjen në finale të enjten pasi ishte më i suksesshëm se LDU Quito nga Ekuadori, ndonëse ishte në disavantazh 3:0 nga ndeshja e parë.
Palmeiras fitoi 4:0 për të avancuar tutje.
Ndërkohë, Flamengo, që ka triumfuar në “Copa Libertadores” në vitet 1981, 2019 dhe 2022, e eliminoi Racing Clubin të mërkurën. E kishte fituar 1:0 ndeshjen e parë, ndërsa të mërkurën barazoi pa gola në Avellaneda të Argjentinës.