Futboll

Fitorja e mban Aston Villan lartë në tabelë

Aston Villa

Aston Villa ka shënuar fitore në ndeshjen e xhiros së 12-të të Premier Leagues angleze dhe trepikëshi e ka mbajtur lartë në tabelë. 

Aston Villa të dielën e mposhti në udhëtim Leeds Unitedin 2:1. 

Leedsi me 11 pikë tani mbetet në vendin e 18-të.

Aston Villa pas 12 ndeshjeve të luajtura ka 21 pikë.  

Lukas Nmecha e kaloi Leedsin në epërsi 1:0 në minutën e tetë, kurse Morgan Rodgers në minutat 48 dhe 75, i shënoi golat e fitores për mysafirët.