Futboll

Fitorja e dytë për Shqipërinë në “UEFA Development”

Shqipëria U15

Pas fitores 3:1 ndaj Armenisë, Shqipëria U15 ka fituar të premten edhe ndaj Maqedonisë së Veriut.

“Kuqezinjtë” e rinj kanë fituar 1:0 në ndeshjen e zhvilluar në Tiranë, e që i takon turneut zhvillimor të UEFA-s.

Golin e fitores për Shqipërinë U15 e shënoi Samuel Prendi.

Më 3 nëntor, Shqipëria përballet me Kosovën.