Futboll

Fitore për Kosovën U15 në turneun zhvillimor

FFK Futbolli ilustrim superliga

Përfaqësuesja U15 e Kosovës në futboll e ka fituar ndeshjen e parë në turneun zhvillimor të UEFA-s, që po organizohet në Tiranë.

Të premten, Kosova U15 fitoi me rezultatin 4:3 ndaj Armenisë, ndonëse tri herë ishte në disavantazh.

Kosova U15 nuk u dorëzua dhe arriti fitore.

Dy gola në fitoren e Kosovës U15 i shënoi Endri Avdimetaj, ndërsa nga një gol e realizuanArt Rizani dhe Gent Statovci.

Ndeshjen e fundit “Dardanët” e rinj të udhëhequr nga Ilir Nallbani, e zhvillojnë më 3 nëntor kundër Shqipërisë.

Në duelin e parë të këtij turneu, Kosova U15 u mposht 1:0 nga Maqedonia e Veriut.