Manchester City ka shënuar fitore të thellë të shtunën ndaj Burnleyt.
Ndeshja e zhvilluar në “Etihad Stadium” përfundoi 5:1 në të mirë të Cityt.
Kjo ndeshje i takoi xhiros së gjashtë të Premier Leagues angleze.
Për Cityn shkëlqeu sërish sulmuesi norvegjez, Erling Haaland.
Maxime Esteve shënoi autogol në minutën e 12-të për epërsinë e Cityt.
Burnley i barazoi shifrat në minutën e 38-të. Realizatori i golit ishte Jaidon Anthony.
Matheus Nunes e kaloi në epërsi 2:1 Cityn në minutën e 61-të.
Katër minuta më pas, Esteve, realizoi sërish autogol për 3:1.
Dy golat e fundit i realizoi Haaland në minutën e 90-të dhe të 93-të.
Te Burnley nga minuta e 79-të u paraqit sulmuesi Armando Broja.
City ka dhjetë pikë dhe renditet në pozitën e tretë.
Burnley ka gjashtë pikë më pak në vendin e 17-të.