Futboll

Fitore e thellë e Brugges ndaj Monacos

Club Brugge

Foto: Associated Press

Club Brugge ka shënuar fitore të thellë ndaj Monacos franceze, në ndeshjen e xhiros së parë të fazës së ligës në Champions. 

Klubi belg mposhti francezët me rezultatin 4:1. 

Ndeshja thuajse u mbyll në pjesën e parë kur vendësit realizuan tre herë. 

Fillimisht, Maghnes Akliouche humbi penalltinë për mysafirët, ndërsa nikoqiri realizoi me Nicolo Tresoldin, Raphael Onyedikan dhe mesfushorin Hans Vanaken. 
Mamadou Diakhon në minutën e 75-të realizoi për 4:0. 

Golin e vetëm për Monacon e shënoi Ansu Fati në minutën e dytë të kohës shtesë.