Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Fitore e rëndësishme e Shkëndijës në Ligën e Konferencës

Shkendija

Kampionia e Maqedonisë së Veriut, Shkëndija e Tetovës, ka shënuar fitore shumë të rëndësishme të enjten mbrëma.

Shkëndija mposhti Slovan Bratislavën në Shkup me rezultat, 2:0, në kuadër të xhiros së pestë të fazës së ligës në Ligën e Konferencës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kenan Bajriq shënoi autogol për epërsinë e parë të Shkëndijës në minutën e 33-të, kurse në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, tetovarët shënuan edhe golin e dytë. Golin që vulosi fitoren e Shkëndijës e shënoi Sebastjan Spahiu.

Shkëndija është në vendin e 18-të me shtatë pikë. Slovan Bratislava zë pozitën e 32-të me tri pikë.