Futboll

Fitore e rëndësishme e Newcastlet

Newcastle

Newcastle United ka shënuar fitore të rëndësishme të dielën në Premier League.

Ndeshjen e xhiros së 20-të, Newcastle e fitoi 2:0 në shtëpi ndaj Crystal Palacet.

Bruno Guimaraes dhe Malick Thiaw i shënuan golat në pjesën e dytë, përkatësisht në minutën e 71-të dhe të 78-të.

Newcastle në vendin e nëntë ka 29 pikë, ndërsa Crystal Palace në pozitën e 14-të mbetet me 27 pikë.