Portieri i Kosovës, Visar Bekaj, me Hataysporin kanë shënuar fitore shumë të rëndësishme në garën për mbetje në elitën turke të futbollit.
Hatayspori e mposhti Trabzonsporin të shtunën mbrëma në udhëtim me rezultatin 2:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo ndeshje i takoi javës së 27-të të Superligës së Turqisë.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin që e shënoi Gorkem Saglam në minutën e 21-të.
Oleksandr Zubkov i barazoi shifrat në minutën e 42-të.
Massanga Matondo e realizoi golin e fitores për Hataysporin në minutën e 65-të.
Bekaj e zhvilloi ndeshjen e nëntë këtë edicion në të gjitha garat.
Hatayspori ka 16 pikë në vendin e parafundit. Po lufton për mbetje në ligë.
Trabzonspori është në mesin e tabelës me 32 pikë.