Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Fitore e madhe e Prishtinës së Re ndaj Ferizajt

Prishtina e Re

Prishtina e Re ka shënuar fitore të madhe ndaj Ferizajt në garën për mbetje në elitën e futbollit kosovar. 

Prishtina e Re e mposhti 1:0 Ferizajn të dielën në ndeshjen që u zhvillua në kampion nacional të FFK-së në Hajvali. Ky ballafaqim i takoi xhiros së 20-të.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Drilon Fazliu e shënoi golin e fitores për Prishtinën e Re në minutën e 99-të.

Prishtina e Re me këtë fitore i jep fund ecurisë prej tri disfatave radhazi në të gjitha garat. 

Ndërsa për Ferizajn ishte disfata e dytë radhazi në kampionat.

Prishtinës së Re iu anuluan edhe dy gola ndaj Ferizajt. Ndërsa edhe mysafirëve iu anulua një gol.

Prishtina e Re mbetet në pozitën e fundit me 18 pikë. Një pikë më shumë ka Ferizaj në vendin e parafundit.

Të dyja skuadrat janë duke luftuar për mbijetesë.