Atletico Madridi ka fituar në Barcelonë dhe ka bërë hap gjigant drejt gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.
Të mërkurën mbrëma në “Camp Nou” në çerekfinalen e parë, skuadra e Diego Simeones fitoi 2:0 ndaj Barçës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë episod në fundin e pjesës së parë vendosi ndeshjen. Pas rishikimit të VAR-it, Pau Cubarsi i Barcelonës u përjashtua direkt me të kuq për ndërhyrje të palejuar si lojtar i fundit. Dhe si vazhdimësi e aksionit, ylli argjentinas Julian Alvarez shënoi supergol nga goditja e dënimit për 1:0 në minutën e 45-të.
Me rezultatin 1:0 në të mirë të Atleticos përfundoi pjesa e parë.
Ndonëse me një lojtar më pak në fushë, Barcelona e kërkoi golin e barazimit në pjesën e dytë. Marcus Rashford goditi traversën, ndërsa lojtarët e Barçës kishin edhe situata tjera të mira.
Por erdhi goditja e dytë e Atleticos.
Në minutën e 70-të, Alexander Sorloth realizoi golin për 2:0.
Sërish Barça kishte iniciativë në fushë, por pa konkretizuar.
Ndeshja e kthimit në “Metropolitano” do të jetë e zjarrtë, të martën e ardhshme. Dhe skuadra e Simeones është në pozitë shumë të mirë.