Bayern Munichu ka shënuar fitore ndaj Wolfsburgut, por gara për titull ka mbaruar tashmë në Gjermani.
Bayerni mposhti të dielën Wolfsburgun me rezultatin 2:0 në “Allianz Arena”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja i takoi xhiros së 33-të të Bundesligës.
Lovro Zvonarek në minutën e katërt dhe Leon Goretzka në minutën e 13-të, shënuan për ta siguruar fitoren shumë herët.
Bryan Zaragozas në minutën e 18-të iu anulua një gol për pozitë jashtë loje.
Bayern mbetet në vendin e dytë me 72 pikë, ndërsa Wolfsburgu ka 37 pikë në vendin e 12-të.
Edicioni aktual i Bundesligës mbyllet të shtunën e ardhshme.