Futboll

Fitore dramatike e Italisë

itali

Nëntë gola janë shënuar në ndeshjen Izarel - Itali e luajtur të hënën mbrëma në Debrecen të Hungarisë. Dhe në fund, fitorja 5:4 i takoi Italisë.

Kjo ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2026 i takoi grupit I.

Golat për Italinë i shënuan Moise Kean 40’, 54’, Matteo Politano 58’, Giacomo Raspadori 81’ dhe Sandro Tonali 91-të.

Italianët shënuan edhe dy autogola. Manuel Locatelli në minutën e 16-të dhe Alessandro Bastoi 87-të, ndërsa dy golat tjerë për izraelitët i shënoi Dor Peretz 52’ dhe 89’.

Italia me fitoren e tretë rresht është ngritur në pozitën e dytë me nëntë pikë nga katër ndeshje. Nëntë pikë i ka edhe Izraeli nga pesë ndeshje, derisa Norvegjia është liderë me 12 pikë nga katër ndeshje.