Futboll

Fitore bindëse e Kosovës U20 edhe në miqësoren e dytë

u20

Përfaqësuesja U20 e Kosovës e ka fituar bindshëm 3:0 edhe duelin e dytë miqësor me Katarin. 

Pas fitores 5:1 tre ditë më parë, Kosova U20 dominoi edhe të mërkurën në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. 

Dy gola për futbollistët e udhëhequr nga trajneri Bekim Isufi i shënoi Omer Bajraktari, ndërsa një tjetër e realizoi Ruel Limani. 

Miqësorja e parë u zhvillua në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.