Futboll

Fitore bindëse e Dortmundit ndaj Union Berlinit

Borussia Dortmund

Borussia Dortmundi ka fituar bindshëm 3:0 ndaj Union Berlinit.

Ndeshja u zhvillua të shtunën dhe i takoi xhiros së 19-të të Bundesligës gjermane.

Emre Can e shënoi golin e parë nga penalltia në minutën e dhjetë.

Për 2:0 shënoi mbrojtësi i qendrës, Nico Schlotterbeck, në minutën e 53-të.

Realizatori i golit të fundit ishte Maximilian Beier në minutën e 84-t.

Për “verdhezinjtë” ishte fitorja e tretë radhazi në kampionat.

Dortmundi ka 42 pikë dhe e zë vendin e dytë. Tetë pikë më shumë ka Bayern Muncheni që është lider.

Union Berlini ka 24 pikë dhe renditet në pozitën e nëntë.