Club Brugge ka shënuar fitore bindëse të martën mbrëma në ndeshjen e vlefshme për xhiron e shtatë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Brugge e mposhti skuadrën nga Kazakistani, Kairat Almaty, me rezultatin 4:1.
Ishte fitore e rëndësishme për Bruggen që shpreson ta sigurojë në fund fazën e plejofit.
Aleksandar Stankoviq e hapi serinë e golave në minutën e 32-të. Gjashtë minuta më pas, Hans Vanaken, shënoi për 2:0.
Realizatori i golit të tretë ishte Romeo Vermant në minutën e 74-t. Brandon Mechele e shënoi golin e katërt për klubin belg në minutën e 84-t.
Ndërsa golin e vetëm për Almatyn e realizoi Adilet Sadybekov në minutën e 92-të.
Club Brugge këtë edicion në “Champions” ka dy fitore, një barazim dhe katër humbje.
Ndërkohë Kairat Almaty numëron një barazim dhe gjashtë humbje.