Futboll

Fitore bindëse e Bayernit ndaj Monchengladbachut

Joshua Kimmich - Bayern Muncheni

Bayern Muncheni ka shënuar fitore bindëse 3:0 ndaj Borussia Monchengladbachut në udhëtim.

Ndeshja e zhvilluar të shtunën i takoi javës së tetë të Bundesligës.

Për Bayernin ishte fitorja e tetë nga po aq ndeshje të luajtura. Është lider me 24 pikë.

Joshua Kimmich e realizoi golin e parë në minutën e 64-t.

Gjashtë minuta më pas, Raphael Guerreiro, shënoi për 2:0.

Realizatori i golit të fundit ishte talenti 17-vjeçar, Lennart Karl, në minutën e 81-të.

Vendësit nga minuta e 19-të ishin me një futbollist më pak në fushë pasi Jens Castrop u ndëshkua direkt me karton të kuq.

Monchengladbachu humbi edhe penallti në minutën e 75-të. Kevin Stoger nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Monchengladbachu nuk di për fitore ende këtë edicion. Ka tri barazime dhe pesë humbje. Është në pozitën e fundit me vetëm tri pikë.