Atletico Madridi ka shënuar fitore bindëse të shtunën në shtëpi ndaj Sevillas.
Ndeshja e cila i takoi javës së 11-të të La Ligas përfundoi me rezultatin, 3:0, në të mirë të Atleticos.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë tre golat vendësit i realizuan në pjesën e dytë.
Julian Alvarez e shënoi golin e parë nga penalltia në minutën e 64-t.
Goli i dytë u shënua nga Thiago Almada në minutën e 77-të.
Almada asistoi edhe te goli i tretë që u shënua nga sulmuesi francez, Antoine Griezmann, në minutën e 90-të.
Te Sevilla në bankën e rezervistëve ishte Adnan Januzaj.
Atletico mbetet në pozitën e katërt me 22 pikë.
Sevilla është në mesin e tabelës me nëntë pikë më pak.