Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

“Finalissima” në Katar në rrezik serioz

yamal

Ndeshja “Finalissima” mes Spanjës dhe Argjentinës në Doha të Katarit është në dyshim, pasi Federata e Futbollit e Katarit ka suspenduar turnetë e futbollit pa afat. Ky vendim u mor pasi SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulmet ndaj Iranit.

Ndeshja në mes të kampiones në fuqi të Evropës dhe kampiones në fuqi të Amerikës, është e planifikuar për 27 mars në “Lusail Stadium” në Doha.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lamine Yamal e Lionel Messi janë lojtarët që do të duhej të paraqiteshin.

“Federata e Futbollit e Katarit njofton për shtyrjen e të gjithë turneve, garave dhe ndeshjeve, deri në një njoftim tjetër”, shkruan në një njoftim të federatës.

UEFA dhe CONMEBOL tani pritet të vendosin për fatin e ndeshjes.

Edhe Bahrejni ka shtyrë ndeshjet, ndërsa Federata e Futbollit e Azisë ka njoftuar se ka shtyrë ndeshjet e Championsit në Lindjen e Mesme.

Ndërkohë presidenti i Federatës së Futbollit të Iranit, ka thënë se nuk e di nëse përfaqësuesja e këtij vendi do të luajë në Botërorin në SHBA.

“Ajo që është e qartë pas sulmit është që nuk mund të presim me optimizëm Kupën e Botës”, ka thënë Mehdi Taj.