Barcelona dhe Atletico Madridi do të përballen në kuadër të xhiros së 30-të të La Ligas. Ndeshja luhet të shtunën nga ora 21:00.
Do të jetë ndeshja e parë nga tri sa do t’i luajnë këto dy skuadra brenda 10 ditësh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRivalët spanjollë do të luajnë pesë herë në më pak se pesë muaj.
Barcelona dhe Atletico Madridi u përballën edhe në muajt shkurt dhe mars, kur Atletico avancoi në finale të Kupës së Mbretit pas fitores 4:3 me rezultatin e përgjithshëm.
Ndeshja e parë çerekfinale e Ligës së Kampionëve mes Barçës dhe Atleticos do të jetë në “Camp Nou” të mërkurën e ardhshme. Më 14 prill skuadrat takohen në Madrid. Barcelona synon gjysmëfinalen e Championsit për sezonin e dytë rresht, ndërsa Atletico kërkon të kthehet në këtë fazë për herë të parë që prej vitit 2017.
Por fillimisht fokusi është te ndeshja e La Ligas.
Barça nuk do ta ketë të gatshëm për lojë sulmuesin brazilian, Raphinha, që pritet të mungojë për pesë javë. Ai pësoi lëndim muskulor në miqësoren e Brazilit ndaj Francës.
Barcelona në La Liga është e para me 73 pikë, katër më shumë se Real Madridi. Atletico Madridi zë vendin e katërt me 57 pikë. Villarreali është i treti me 58 pikë.
Reali e viziton Mallorcan të shtunën nga ora 16:15. Mallorca rrezikon rënien nga La Liga pasi zë vendin e 18-të me 28 pikë, një më pak se Elche që është në pozitën e 17-të, e që siguron qëndrimin në elitë. Dy pikë më pak se Mallorca i ka Levante në pozitën e parafundit.