Granit Xhaka e ka nisur mbarë aventurën në Premier League me Sunderlandin.
Mesfushori Xhaka me Sunderlandin kanë shënuar fitore ndaj West Ham Unitedit me rezultatin 3:0 në ndeshjen hapëse të edicionit të ri në elitën angleze të futbollit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoXhaka ishte kapiten e Sunderlandit dhe e kompletoi ndeshjen.
Sulmuesi spanjoll, Eliezer Mayenda, e realizoi golin e parë në minutën e 61-të.
Mbrojtësi Daniel Ballard në minutën e 73-të shënoi për 2:0.
Realizatori i golit të fundit ishte francezi Ëilson Isidor në minutën e 92-të.
32-vjeçari Xhaka te Sunderlandi u transferua më 30 korrik nga Bayer Leverkuseni për 15 milionë euro.
Ai me klubin anglez ka nënshkruar kontratë trevjeçare.