Federata Ndërkombëtare e Futbollit ka prezantuar disa duele individuale që mund të kenë rol të rëndësishëm në gjysmëfinalet e plejofit evropian për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Prej ndeshjes Sllovaki – Kosovë ka veçuar duelin e Vedat Muriqit me mbrojtësin sllovak, David Hancko.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHancko luan për Atletico Madridin dhe të hënën u shpall lojtari më i mirë i Sllovakisë për vitin 2025.
“Mbrojtësi sllovak, Hancko ka pasur një edicion të parë mbresëlënës tek Atletico Madridi. Ai krenohet me kujdes të shkëlqyer taktik dhe qetësi kur e ka topin, ndërsa mund të luajë me sukses si mbrojtës i qendrës dhe mbrojtës i majtë. Ai do të ketë shumë punë me sulmuesin e zjarrtë të Kosovës, Muriqin. Muriqi po ashtu luan në La Liga dhe ka pasur formë të shkëlqyer te Mallorca. Ka shënuar 18 gola në elitën spanjolle, shifër që është kaluar vetëm nga Kylian Mbappe”, ka shkruar FIFA.
Prej ndeshjes Poloni – Shqipëri, FIFA ka dalluar duelin e Robert Lewandowskit me Berat Gjimshitin.
Arsim