Faqja zyrtare e Federatës Ndërkombëtare të Futbollit ka paraqitur betejat kryesore individuale të finaleve të plejofit evropian për Kupën e Botës 2026.
FIFA si duel kryesor të ndeshjes Kosovë – Turqi e ka përzgjedhur atë mes Fisnik Asllanit dhe Arda Gulerit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Asllani ishte në zemër të paraqitjes së shkëlqyer të Kosovës në pjesën e dytë të gjysmëfinales kundër Sllovakisë. Me ekipin e tij duke humbur 2:1 pas pjesës së parë, sulmuesi i Hoffenheimit barazoi rezultatin me një gjuajtje të jashtëzakonshme me kokë. Dhe ai moment ndryshoi rrjedhën e lojës”, ka shkruar FIFA të hënën.
“Kosova fitoi 4:3 dhe është vetëm një ndeshje larg një paraqitjeje historike në Kupën e Botës. Në rrugën e saj qëndron ekipi turk, që gjithashtu krenohet me talent individual mbresëlënës”, vazhdon shkrimi i FIFA-s.
Turqia në gjysmëfinale e eliminoi Rumaninë, ndaj të cilës fitoi 1:0. Ylli i Real Madridit, Arda Guler e bëri asistimin.
“Ylli i Real Madridit, Guler, shfaqi cilësinë e tij teknike me një pasim që kaloi përmes mbrojtjes rumune. Ishte asistim për Ferdi Kadioglu në fitoren ndaj Rumanisë. Finalja e plejofit do të jetë padyshim ndeshja më e madhe në karrierën në lulëzim të 21-vjeçarit. A do të ofrojë ai një tjetër moment vendimtar?”, ka pyetur FIFA.
Ndeshja mes Kosovës e Turqisë zhvillohet nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”.
Për ndeshjen Bosnjë-Hercegovina – Italia, FIFA ka përzgjedhur duelin Edin Xheko – Sandro Tonali.
Viktor Gyokeres – Robert Lewandowski është beteja kryesore individuale në ndeshjen Suedi – Poloni.
Ladislav Krejci – Mikkel Damsgaard është dueli vendimtar në takimin Çeki – Danimarkë. Edhe këto tri finale të plejofit janë të martën prej orës 20:45.
Fisnik Asllani së shpejti mund të jetë rival i Gulerit edhe në nivel klubesh. Pas shkëlqimit te Kosova dhe Hoffenheimi, sulmuesi “dardan” është në radarin e shumë klubeve të mëdha evropiane.
Barcelona ka kontaktuar tashmë përfaqësuesit e lojtarit. Një lëvizje e tij te një skuadër e madhe evropiane pritet në verë. Me një tjetër gol në finalen ndaj Turqisë, Asllani do ta rriste vlerën edhe më shumë.