Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

FFK-ja pret reagim në ndeshjen ndaj Suedisë

Zvicra - Kosova

Federata e Futbollit e Kosovës ka thënë se stafi teknik dhe lojtarët e Përfaqësueses janë të vendosur për të reaguar me paraqitje më të mirë në ndeshjen me Suedinë, pas humbjes 4:0 ndaj Zvicrës të premten në Bazel.

Sipas një njoftimit nga FFK-ja, përfaqësuesja është kthyer pasditen e së shtunës në Prishtinë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Futbollistët kanë zhvilluar një seancë rigjeneruese. Ata që ishin mbrëmë në fushë kanë kryer ushtrime në fitnes, e pjesa tjetër stërvitje të lehtë në terren.

“Tashmë, kombëtarja dardane ka lënë pas krahëve sfidën në Bazel dhe është e përqendruar tërësisht në ndeshjen e së hënës në “Fadil Vokrri”, ku është duke u bërë analiza e Suedisë dhe përgatitja sa më e mirë e kësaj përballje jo të lehtë. Stafi teknik dhe lojtarët janë të vendosur për të reaguar me paraqitje më të mirë dhe për të dhënë maksimumin në fushë”, thuhet në njoftim.

Kosova e pret Suedinë të hënën në mbrëmje në Prishtinë, në ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026.