Federata e Futbollit e Kosovës, përkatësisht Komisioni Disiplinor dhe Etikës, ka marrë vendim për klubin e futbollit Malisheva dhe lojtarin e saj, Mevlan Zeka.
Për goditje të lojtarit kundërshtar, Zeka është dënuar me dy ndeshje moslojë, derisa Malishevës ia ka shqiptar masën e qortimit për dështim të organizimit të ndeshjes ndaj Prishtinës në fundjavë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe dy ndeshje janë suspenduar edhe dy zyrtarët e Malishevës, Kastriot Kafexholli dhe Pajtim Morina. Të dy kishin ofenduar gjyqtarët e ndeshjes Malisheva – Prishtina.
KD i FFK-së ka marrë edhe vendime të tjera të mërkurën.
Prishtina mposhti Malishevën në “Limaj Gegaj”.