Mesfushori shqiptar, Feta Fetai, do të largohet nga skuadra e Lokomotivës së Zagrebit. Kështu ka raportuar të shtunën “Transferfeed”.
Fetai është pranë transferimit në një klub nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Mësohet se Fetai para se të merrte vendimin për t’u larguar nga Lokomotiva e Zagrebit ka udhëtuar në për në qytetin e Shkupit për të diskutuar me familjen e tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi tashmë është përshëndetur me bashkëlojtarët dhe me stafin teknik. Nuk është bërë i ditur ende emri i klubit ku Fetai mund të transferohet.
20-vjeçari Fetai me Lokomotivën e Zagrebit ka kontratë deri në verën e vitit 2027.
Ai te Lokomotiva u transferua nga skuadra maqedonase, Rabotniqki, për 150 mijë euro.
Mesfushori me tipare defensive në edicionin 2024/25 në 32 ndeshjet e zhvilluara bëri një asistim.