Feronikeli 74 e ka befasuar Dukagjinin e Klinës duke e mposhtur me gol të minutës së 97-të.
Skuadra e fundit në tabelë, realizoi në minutën e shtatë të kohës shtesë me sulmuesin Leart Zekolli. Zekolli u asistua bukur nga Lis Demiri dhe e shtyu topin në rrjetë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër Feronikelin 74 ishte fitorja e parë pas katër ndeshjeve, pasi humbi nga Ferizaj, Prishtina e Re në Kupë, Llapi dhe Ballkani. Me Ballkanin barazoi pas 90 minutave 1:1, por e humbi ndeshjen me rezultat zyrtar 3:0 më pas. Ajo ishte ndeshje xhiros së 21-të, ndërsa ishte zhvilluar një javë më parë. Por nuk ishte regjistruar deri të premten, pasi kampioni në fuqi ishte ankuar lidhur me paraqitjen e lojtarit të Feronikelit 74, Lavdim Zumberi. Ankesa e Ballkanit ishte miratuar të premten nga Komisioni i Garave.
Pavarësisht fitores, Feronikeli 74 mbetet në pozitën e fundit me 14 pikë, ndërsa Dukagjini në vendin e tetë ka 25 pikë.