Bruno Fernandes ka thënë se kritikat që janë bërë në drejtim të futbollistëve të Manchester Unitedit, kanë qenë me vend.
Fernandes ishte prej më të mirëve në fushë te skuadra e “djajve të kuq” në barazimin 2:2 në “Anfield” ndaj Liverpoolit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi asistoi në golin e parë që u shënua nga Lisandro Martinez.
“Jemi kritikuar me të drejtë. Pozita jonë në tabelë tregon gjithçka. Kemi humbur shumë pikë. Edhe sot nuk mund të jemi të kënaqur me një pikë. Kemi nevojë për pikë dhe kemi mundur ta fitonim ndeshjen në fund, por është rezultat i drejtë. Të dyja ekipet luajtën ndeshje të mirë. Jam shumë i inatosur. Nëse shfaqim këtë nivel te Liverpooli, vendi i parë i ligës, pse të mos e bëjmë këtë në çdo ndeshje? Kjo më mërzit. Dhe, më në fund, kam bërë paraqitje të mirë. Të jesh duke humbur 2:1 dhe më pas të shënosh gol e të marrësh pikë, është mirë, por ne kemi nevojë për më shumë. Tani luajmë në Kupën FA kundër Arsenalit dhe do të jetë ndeshje e vështirë. Por ne e synojmë finalen sërish”, ka thënë Fernandes pas ndeshjes.