Futboll

Ferizaj largon Selmanin

remzif

Remzifaik Selmani më nuk do të jetë lojtar i Ferizaj.

Ai largohet pas gjashtë muajsh nga klubi i Superligës. 

“E falënderojmë Remzifaikun për korrektësinë, dhe kontributin e tij me fanellën e klubit tonë, duke i uruar shëndet dhe suksese të mëtejme në karrierë”, shkruan në njoftimin e Ferizaj.
Ferizaj e mbylli stinorin vjeshtor të edicionit 2025/2026 në pozitën e parafundit me 19 pikë.