Klubi i futbollit Ferizaj është gjobitur të mërkurën me 1000 euro nga Komisioni Disiplinor dhe Etikës i Federatës së Futbollit të Kosovës.
Në vendim thuhet se Ferizaj është gjobitur për ofendimet në kor të tifozëve të Ferizajt në drejtim të trajnerit të Dukagjinit, Ismet Munishi “në minutën e 52-të dhe pas përfundimit të ndeshjes”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja Ferizaj – Dukagjini u zhvillua fundjavën e kaluar. Ferizaj e fitoi 2:1 ndeshjen e javës së 26-të të Superligës.
Munishi në të kaluarën ka punuar si trajner te Ferizaj.
Komisioni Disiplinor dhe Etikës ka marrë edhe disa vendime tjera.