Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Fergusoni dërgohet në spital

Sir Alex Ferguson

Sir Alex Ferguson është dërguar në spital të dielën pasi nuk është ndier mirë para ndeshjes derbi ndërmjet Manchester Unitedit dhe Liverpoolit. 

Ish-trajneri legjendar i Unitedit, 84-vjeçari Ferguson, është dërguar menjëherë në spital por nuk është konsideruar si emergjente. Ka optimizëm se ai do të rikuperohet shpejtë dhe do të lëshohet për në shtëpi. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo nuk është hera e parë që skocezi ka shqetësime me shëndetin. 

Në vitin 2018 ai kishte gjakderdhje cerebrale në tru dhe ishte operuar me sukses. Por, sipas raportimeve të fundit në mediumet angleze, nuk bëhet fjalë për të njëjtin problem. 

Fergusoni është trajneri më i suksesshëm në histori të Unitedit. 

Ai ishte emëruar trajner në vitin 1986 dhe u largua në vitin 2013. 

Unitedi nën udhëheqjen e Fergusonit i fitoi 13 tituj të Premier Leagues, pesë trofe të Kupës FA, katër trofe të Kupës së Ligës dhe dy trofe të Ligës së Kampionëve. 

Qëkur u pensionua, Fergusoni vazhdimisht ka qenë i pranishëm në ndeshjen që Unitedi i ka luajtur në “Old Trafford”.