Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Feneri nuk lëshon pikë, vazhdon garën për titull

fenerbahce

Skuadra e Fenerbahçes nuk ka lëshuar pikë të premten mbrëma në ndeshjen që i takoi javës së 35-të të Superligës së Turqisë në futboll.

Feneri e mposhti në udhëtim Bashakshehirin me rezultatin e thellë 4:1.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Golat për Fenerin e realizuan Mert Muldur në minutën e 44-t, Milan Skriniar në minutën e 60-të, Youssef En Nesyri në minutën e 86-të dhe Oguz Aydin në minutën e 93-të.

Ndërkohë Omer Beyaz e realizoi golin e vetëm për vendësit në minutën e 91-të.

Me këtë fitore, Feneri mbetet ende në garë për titullin e kampionit. Ka 78 pikë dhe renditet në pozitën e dytë. Pesë pikë më shumë i ka Galatasaray në vendin e parë por e ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar. Deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe tri xhiro.

Bashakshehiri renditet në pozitën e pestë me 51 pikë. Po lufton që ta sigurojë një pozitë që dërgon në kupat evropiane në edicionin e ardhshëm.