Falë fitores 5:2 të martën mbrëma në Stamboll, Fenerbahçe, ka siguruar kalimin në pljeofin e Ligës së Kampionëve. Fenerbahçe e drejtuar nga trajneri portugez, Jose Mourinho, kishte humbur në udhëtim javën e kaluar 2:1 nga Feyenoordi holandez, por siguroi kalimin tutje me rezultat të përgjithshëm 6:4.
Feneri e mbylli pjesën e parë me epërsi 2:1 ndaj holandezëve.
Feyenoordi kaloi i pari në epërsi me golin e Tsuyoshi Watanabe. Ai realizoi në minutën e 41-të, por më pas Feneri shënoi dy gola të shpejtë. Archie Brown shënoi golin e parë në minutën e 44-t, kurse Jhon Duran në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë për 2:1.
Fred realizoi për 3:1 në minutën e 55-të, ndërsa Youssef En-Nesyri në minutën e 83-të për 4:1. Watanabe shënoi edhe njëherë për holandezët në minutën e 89-të, kurse për turqit golin e pestë e shënoi në minutën e 95-të, Talisca.