Fenerbahçe e ka fituar edhe ndeshjen e dytë të Grupit B të Kupës së Turqisë. Skuadra e madhe turke të mërkurën mbrëma e mposhti Erzurumin 5:0.
Nga dy ndeshje ka dy fitore, tetë gola të shënuar e asnjë të pranuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGolat për ekipin e drejtuar nga Jose Mourinho i shënuan Anderson Talisca, Cenk Tosun, Mert Yandas dhe Youssef En Nesyri, i cili kontribuoi me dy gola të realizuar.
Odise Roshi ishte në bankën rezervë te mysafirët.
Gaziantepi e Goztepe kanë nga tri pikë në këtë grup, ndërsa pa pikë janë Kasimpasha, Istanbulspori dhe Erzurumi.
Fenerbahçe edhe në elitën e futbollit të Turqisë është në garë për titull.
Ka 51 pikë në pozitën e dytë, gjashtë më pak se Galatasaray lider.