Fenerbahçe e Turqisë ka avancuar tutje në 1/8 e finales së Ligës së Evropës, pas ndeshjes shumë të tensionuar të enjten mbrëma në stadiumin “Lotto Park” të Anderlechtit.
Ndeshja u mbyll 2:2, por nisi me tensione në tribuna që e ndali ndeshjen për 15 minuta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMadje ballafaqimi ishte në rrezik që të mos vazhdonte, për shkak të thirrjeve raciste, kanë shkruar mediumet e belge e turke të enjten.
Pasi sulmuesi Youssef En-Nesyri shënoi në minutën e katërt për mysafirët, në tribuna pati përleshje të tifozëve të të dyja skuadrave.
Lojtarët e të dyja ekipeve hynë brenda në zhveshtore, për t’u kthyer më pas.
Luis Vazquez i barazoi shifrat në minutën e 19-të, ndërsa sulmuesi argjentinas e shënoi edhe golin për 2:1 në të mirë të vendësve.
Yusuf Akçiçek shënoi sërish në minutën e 63-të për ekipin e drejtuar nga Jose Mourinho, për të zënë vend në fazën tjetër të garës.
Ndeshjen e parë në Stamboll, Fenerbahçe e fitoi 3:0.