Federata e Futbollit e Gjermanisë po planifikon takim me selektorin Julian Nagelsmann gjatë javëve të ardhshme. Federata gjermane po planifikon t’ia vazhdojë kontratën Nagelsmannit përpara fillimit të Kampionatit Evropian.
Shtatorin e vitit të kaluar, Nagelsmann nënshkroi kontratë të vlefshme deri në fund të Evropianit. Vetë trajneri i Gjermanisë nuk e mendon pushimin, por nuk ka qartësuar nëse e ka fjalën për të udhëhequr një klub apo Gjermaninë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDitë më parë, Federata e Futbollit e Gjermanisë vazhdoi kontratën me drejtorin sportiv Rudi Voeller deri në vitin 2026.