Futboll

FCSB në ndeshjen e kthimit ndaj Dritës pa njërin prej mbrojtësve kryesor

FCSB ...

Kampioni rumun, FCSB, pritet të jetë pa njërin prej mbrojtësve kryesor të skuadrës në ndeshjen kthyese ndaj Dritës. 
Të enjten e kaluar në Bukuresht, FCSB-ja e fitoi 3:2 ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Evropës ndaj kampiones së Kosovës, Dritës. 

Ndeshja kthyese ndërmjet Dritës dhe FCSB luhet këtë të enjte nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. 

Mediumi rumun, “Gsp.ro”, ka shkruar të hënën se mbrojtësi i krahut të majtë nga Mali i Zi, Risto Radunoviq, me shumë gjasa nuk do të paraqitet ndaj skuadrës gjilanase. Ai është duke u përballur më një lëndim. 

Që nga viti 2021, Radunoviq, është lojtar kyç për mbrojtjen e klubit të madh nga Rumania. 
Ndërkohë te FCSB-ja për ndeshjen me Dritën do të kthehen Darius Olaru dhe Juri Cisotti të cilët munguan në duelin e parë.