Futboll

FCSB kundër Dritës, pa lojtarin që u përplas me Amir Rrahmanin

Denis Alibec

Foto: Associated Press

Sulmuesi i FCSB-së, Denis Alibec, nuk do të paraqitet në ndeshjen ndaj Dritës të enjten në Bukuresht. Kështu ka bërë të ditur të mërkurën në konferencë për media trajneri i klubit rumun, Elias Charalambous. 

Ai ka thënë se Alibec dhe Darius Olaru mungojnë shkaku lëndimeve. Por ai ka theksuar se skuadrës i kthehet Valentin Cretu. 

Alibec pati një përplasjeje në fushë me kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmani në ndeshjen Rumani – Kosovë e luajtur në nëntor të vitit të kaluar. 

Më pas u përfshinë shumica e lojtarëve, ndërkohë që në tribuna kishte thirrje “Serbia, Serbia”. 

Pas thirrjeve, lojtarët e Kosovës u tërhoqën nga fusha dhe refuzuan të kthehen për të vazhduar ndeshjen. 

UEFA dhe më vonë edhe CAS-i ia dhanë fitoren Rumanisë me rezultat zyrtar, 3:0. Federata e Futbollit e Rumanisë u dënua me 128 mijë euro. 

Federata e Futbollit e Kosovës u dënua me gjashtë mijë euro.