Në nëntor të vitit të kaluar, Betim Fazliji pësoi lëndim të rëndë në gju gjatë stërvitjes në St. Gallen. Tani ai është kthyer në stërvitje.
“Është shumë e bukur për mua të mbathi këpucët e futbollit”, ka thënë Fazliji për faqen e klubit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMesfushori i Kosovës këputi ligamentin kryqëzor më 23 nëntor dhe që nga ajo kohë i ka munguar St. Gallenit dhe Kosovës. 24-vjeçari ka pasur rehabilitim të mirë. Ai ende është duke u stërvitur individualisht, por është i kënaqur me progresin.
Fazliji ka humbur 19 ndeshje këtë edicion dhe nuk do të mund të paraqitet deri në edicionin e ardhshëm. Ai luajti 12 ndeshje në Superligë, ndërsa shënoi një gol.
“Mezi po e pres ditën kur do të paraqitem në lojë”, ka theksuar Fazliji.
Fazliji u kthye në St.Gallen verën e vitit të kaluar pas një viti të kaluar në St. Pauli. Ai me ekipin elitar të Zvicrës ka kontratë deri në vitin 2027.