Futboll

Fazliji kthehet në stërvitje

Betim Fazliji

Betim Fazliji është kthyer në stërvitje me pjesën tjetër të ekipit të St. Gallenit, në kampin stërvitor në Spanjë të shtunën në mëngjes.

“St. Galler Tagblatt” ka raportuar se Fazliji e ka kompletuar seancën e parë stërvitore në këtë vit, pas mungesës shumë të gjatë që e ka pasur.

Ai ishte lënduar rëndë në gju në shkurt të vitit të kaluar. Qëkur u kthye te kjo skuadër para dy vjetësh e gjysmë, Fazliji ka luajtur vetëm 19 ndeshje.

Paraqitja e tij e fundit ishte më 22 shkurt të vitit 2025. Ishte lënduar në minutën e tetë në barazimin 2:2 në shtëpi ndaj Baselit.

St. Galleni pësoi goditje të rëndë edhe këtë edicion. Behar Neziri u lëndua rëndë në gju dhe do të mungojë gjatë.

Fazliji në të kaluarën ka luajtur për Kosovën, derisa Neziri ende nuk ka paraqitje me Kosovën A. Ka qenë në listën rezervë të përzgjedhësit Franco Foda, por nuk e ka fituar rastin.