Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Fagioli, mungesa e radhës te Juventusi

Nicolo Fagioli

Lista e futbollistëve të lënduar te Juventusi vazhdon të zgjerohet.

Futbollisti i fundit që të enjten nuk stërviti me pjesën tjetër të grupit ka qenë mesfushori Nicolo Fagioli.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kështu kanë raportuar mediat italiane.

Fagioli është në dyshim për të luajtur ndaj Lazios të shtunën, ndërsa “Sky Sport Italia” ka shkruar se 23-vjeçari ka marrë goditje sa ishte te përfaqësuesja “azzurre”.

Ndaj Lazios do të mungojnë edhe Teun Koopmeiners dhe Weston McKennie.

Për shkak të lëndimeve nuk do të jenë të gatshëm për lojë as Nico Gonzalez, Arkadiusz Milik dhe Gleison Bremer.

Ndërkohë, Francisco Conceiçao është i suspenduar.