Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Fabregasi i lumtur me progresin e Vojvodës

Mërgim Vojvoda

Trajneri i Comos, Cesc Fabregas, e ka shfrytëzuar konferencën për shtyp të premten që të flas për mbrojtësin e Kosovës, Mërgim Vojvodën.

Como të shtunën nga ora 15:00 luan në shtëpi përballë Lecces.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

31-vjeçari Vojvoda, që ka 71 paraqitje për Kosovën, ka luajtur në 26 ndeshje për skuadrën italiane në të gjitha garat e këtij edicioni.

Kontributi i tij ka qenë me dy gola e tri asistime.

“Jam shumë i lumtur me Mërgimin. Ai është lojtar me eksperiencë, kokëulur, me personalitet të jashtëzakonshëm dhe bashkëlojtar shumë i mirë. Ai punon fort dhe nuk dëshiron që të humb asgjë. Ai gjithmonë flet para ndeshjes, bën shumë për ekipin. Ai mund të luajë më mirë ose më keq, por qëndrimi i tij dhe mënyra se si luan duhet të llogaritet. Ai bën gjithçka mirë edhe pse nuk është lojtar i pozitës 10-të”, ka deklaruar tekniku spanjoll të premten.

Como është në garë për të zënë vend që dërgon në ndonjërën prej kupave evropiane në edicionin tjetër. I ka 45 pikë dhe aktualisht është në vendin e gjashtë.