Këmbësorët që zbatojnë ligjin presin që gruaja në të gjelbër të shkelmojë topin e futbollit përpara se ta kalojnë rrugën, gjatë Kampionatit Evropian të futbollisteve në Zvicër.
Autoritetet në qytetin e Baselit kanë instaluar 12 semaforë të ndryshuar për këmbësorët, në vendet më të frekuentuara nga tifozët e futbollit, shkruan AP.
Evropiani i futbollisteve po përcillet me shumë interesim në Zvicër.
Disa prej këtyre semaforëve, në të cilët figura e futbollistes ka zëvendësuar figurën e burrit në të gjelbër, janë pranë stadiumit të futbollit e disa të tjerë pranë stacionit të trenit.
“Do të qëndrojnë deri në fund të Kampionatit Evropian, ndoshta edhe më gjatë”, thotë Nicole Ryf-Stocker, zëdhënëse e departamentit të transportit në Basel.
Ajo tregoi që ideja dhe dizajni u ofruan nga departamenti i inxhinierisë civile në St. Gallen, ndërsa dritat u prodhuan nga e njëjta kompani që prodhon semaforët e Baselit.
“Menduam se ideja është fantastike dhe na u lejua ta aplikojmë”, ka shtuar Ryf-Stocker.
Në Basel do të zhvillohet edhe finalja, më 27 korrik.