Futboll

Ermal Krasniqi shënon gol në miqësoren e parë kundër Sparta Pragës

Ermal Krasniqi

Futbollisti i Kosovës, Ermal Krasniqi, ka shënuar një gol në ndeshjen e parë miqësore të Legia Varshavës kundër Sparta Pragës.

Krasniqi shënoi golin e parë në minutën e 14-të. Ndeshja e parë ndërmjet këtyre dy skuadrave të enjten përfundoi baras 3:3.

Ndeshja e dytë miqësore ndërmjet këtyre dy ekipeve ka nisur në ora 14:00.

Te Sparta Praga titullar në ndeshjen e dytë është sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani.