Paris Saint-Germaini shpesh lavdërohet për lojën e mprehtë sulmuese, por fitorja 2:0 ndaj Lensit të mërkurën, që konfirmoi titullin e pestë radhazi të Francës, tregoi se skuadra ka mentalitetin për të fituar ndeshje edhe kur qëndron e tërhequr. Kështu të paktën ka deklaruar trajneri i PSG-së, Luis Enrique.
Golat nga Khvicha Kvaratskhelia dhe zëvendësuesi Ibrahim Mbaye siguruan fitoren që dërgoi Parisin në “zonën” ku më nuk mund të arrihet nga Lensi në garën për titull të kampionit të Francës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë xhiro para fundit, PSG-ja i ka 76 pikë, nëntë më shumë se Lensi i vendit të dytë.
“Këtë herë kemi kaluar më shumë kohë se zakonisht duke u mbrojtur”, ka thënë Enrique.
“Por nëse dëshiron të fitosh trofe, ju duhet të jeni në gjendje të dominoni si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Dhe ekipi tregoi mentalitetin që i duhej për të fituar”, ka shtuar tekniku spanjoll.
Në edicionin e kaluar, Parisi e siguroi titullin gjashtë xhiro para fundit. Këtë herë gara ishte më e fortë.
“Ky është titulli më i ëmbël dhe më i vështirë për t’u fituar. Pa dyshim, më i vështiri nga tre të fundit. Kjo është edhe meritë e Lensit që bëri një punë shumë të mirë”, ka theksuar Enrique.
“Më kujtohen disa ndeshje nga ky edicion, lloji i ndeshjeve që Lensi fitoi dhe ndeshjet e njëpasnjëshme që i fitoi. Ishte e vështirë. Ne është dashur ta përballojmë këtë”.
PSG-ja të dielën përballet me rivalin lokal, Paris FC, në xhiron e fundit të kampionatit francez. Tashmë gjithë fokusin e ka te finalja e Ligës së Kampionëve ndaj Arsenalit.
Parisi është fitues në fuqi i Championsit. Finalja PSG – Arsenal është më 30 maj në Budapest.
Me 14 tituj, Parisi është ekipi më i suksesshëm në Francë. Të parin e ka fituar në vitin 1986, ndërsa aktualisht është në seri prej pesë titujsh të kampionit.
Aspekti financiar e dallon Parisin nga klubet tjera në Francë. Por edhe anët sportive shkojnë në favor të ekipit të Enriques. Këtë edicion golat janë “ndarë nga shumë lojtarë” si Ousmane Dembele, Bradley Barcola, Khvicha Kvaratskhelia, Desire Doue e Gonçalo Ramos. Gjeorgjiani Kvara vlerësohet për ndikimin gjithnjë në rritje në skuadër. Natyrisht, Enrique vlerësohet prej strategëve më të mëdhenj në botën e futbollit, që tani do ta kërkojë një tjetër trofe evropian.