Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Emërllahu, transferimi më i shtrenjtë i afatit kalimtar në Rumani

Lindon Emerllahu

Lindon Emërllahu është transferimi më i shtrenjtë i afatit kalimtar në Rumani, njofton të martën sajti rumun “digisport.ro”. Sajti rumun ka zbuluar listën e “top-10” transferimet më të shtrenjta të realizuara nga klubet rumune. Kësaj liste i prin Emërllahu.  

Mesfushori i Kosovës, u transferua nga Ballkani, për dëmshpërblim prej 700 mijë euro, 200 mijë më shtrenjtë se Denil Maldonado, Alexandru Stoian dhe Ionut Cercel.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Emërllahu të martën edhe zyrtarisht u bë lojtar i Clujit rumun. Ai u prezantua duke vënë qershinë mbi tortë, duke dëshmuar pritjet e mëdha të rumunëve.