Mesfushori i Kosovës, Lindon Emërllahu, do t’i bashkohet Polissya Zhytomyrit të Ukrainës. Kështu ka njoftuar mediumi rumun “Digi Sport”.
Sipas këtij mediumi, Emërllahu është pajtuar t’i bashkohet klubit elitar të Ukrainës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoCluji do ta shesë mesfushorin për 1.5 milionë euro, të cilës shifër i shtohet 10 përqindëshi i një transferimi të mundshëm në të ardhmen.
Emërllahu shënoi katër gola dhe bëri dy asistime në 23 ndeshje këtë edicion për Clujin.
Cluji pagoi 700 mijë euro për të transferuar futbollistin e Kosovës nga Ballkani në fillim të këtij viti.
Cluji më herët refuzoi ofertën e FCSB-së në vlerë prej 4.5 milionë euro.