Amir Shaipi e Uran Bislimi me Luganon janë befasuar në raundin e parë të Kupës së Zvicrës.
Lugano u eliminua të dielën pasdite duke u mposhtur në udhëtim nga ekipi që bënë gara në kategorinë e tretë të futbollit zviceran, Cham, me rezultatin 3:2.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdhe edicionin e kaluar, Lugano ishte eliminuar nga Bieli në çerekfinale, një tjetër skuadër e kategorisë së tretë.
Daniel Dos Santos i kaloi në epërsi mysafirët në minutën e gjashtë. Vendësit shifrat i barazuan në minutën e 41-të me golin që e realizoi Eric Tia.
Laurin Vogele e kaloi në epërsi 2:1 Chamin në minutën e 50-të. Rezultatin në 2:2 e barazoi Anto Grgic në minutën e 91-të.
Dy minuta më pas, Joel Ris, e shënoi golin e fitores 3:2 për Chamin kështu duke e shkaktuar edhe befasinë e madhe deri më tani në kupën zvicerane.